Aktualitet

Rruga e re e shqiptarëve drejt Anglisë, 18.5 orë udhëtim poshtë kamionëve nga porti i Danimarkës (VD)

21 Maj 2019, 11:34 Nga DOSJA
Rruga e re e shqiptarëve drejt Anglisë, 18.5 orë udhëtim

DANIMARK- Anglia mbetet një tokë e premtuar për shqiptarët të cilët kërkojnë që të shkojnë me çdo mënyrë në këtë vend. Por kur rrugët për në Angli sa vijnë e po mbyllen, Danimarka është fija e shpresës për ta. Shumë të rinj shqiptarët, provojnë mënyrë të ndryshme për të mbërritur deri në Britani, ku një ndër mënyrat kryesore është ajo me kamion.

Sipas mediave daneze, çdo vit tragetet dërgojnë më shumë se 20,000 kamionë në Angli, por duket se kohët e fundit në ngarkesa përfshihen dhe shqiptarë. Ata kanë publikaur dhe një video ku shihen të rinjtë shqiptarë të shtrirë në shasitë e kamionëve dhe sapo kalojnë kufirin ata vrapojnë për tu fshehur dhe më tej për të nisur një jetë të re.

Prej disa muajsh porti i Esbjergut ka përjetuar rritje të trafikut nga shqiptarët, të cilët hyjnë ilegalisht në zonën e portit dhe fshihen në dhe nën kamionë që dërgohen me tragete në Britani të Madhe.

Tashmë në tre muajt e parë të vitit, 54 shqiptarë janë ndaluar në port, pasi kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Angli. Udhëtimi për në Kanalin Anglez zgjat 18.5 orë, por kjo nuk i ndalon shqiptarët që të provojnë dhe këtë mënyrë që shihet dhe si e vetmja për ta që të arrijnë në Angli.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet me kamion drejt anglise shqiptaret ne angli udhetimi me kamion me kamion drejt anglise shqiptaret ne angli udhetimi me kamion

Sondazh

Poll