Aktualitet

Në kërkim nga Italia për vjedhje me armë, pranga dy ‘skifterëve’ shqiptarë në Durrës

21 Maj 2019, 14:14 Nga DOSJA
Në kërkim nga Italia për vjedhje me armë, pranga dy

DURRËS– Dy të shumëkërkuar për vjedhje me armë janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali.

Në prangat e policisë ka rënë 25-vjeçari me iniciale A. M., dhe B.M., 23-vjeç, të dy banues në fshatin Manzë të Durrësit. 

Për të dy të arrestuarit, Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti në korrik 2018, vendim për të cilin ishin shpallur edhe në kërkim nga Interpoli.

25-vjeçari akuzohet për tre vepra kriminale, të cilat janë: “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ndërsa i arrestuari tjetër akuzohet vetëm për “Vjedhje me armë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hijet e natës”.

Kapen dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia italiane për “Vjedhje me armë”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit

-A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik 2018, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe shtetasi:

-B. M., 23 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik 2018 , për kryerjen e veprës penale ” Vjedhja me armë”, parashikuar në Kodin Penal Italian.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres gjykata e firences itali shqiptaret e shumekerkuar durres gjykata e firences itali shqiptaret e shumekerkuar

Sondazh

Poll