Aktualitet

E rëndë/ Pëson atak në zemër gjatë rrugës për në punë, humb jetën 33 vjeçari shqiptar në Itali (Emri+Foto)

21 Maj 2019, 11:24 Nga DOSJA
E rëndë/ Pëson atak në zemër gjatë rrugës

ITALI- Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda në makinën e tij në rrugën që lidh Tolentinon me San Severinos në provincën e Maceratës në Itali, ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, i identifikuar si Alfons Kaja, i cili jetonte në këtë zonë. 33 vjecari u gjet pa jetë brenda në makinën e tij në orën 04:30 të mëngjësit të së hënës.

Sipas raportimit të medieve italiane, makina ishte në anë të rrugës dhe e padëmtuar, çka i ka bërë hetuesit italianë të mendojnë se nuk kemi të bëjmë me një aksident, por ndoshta me ndonjë sulm në zemër që më pas i ka sjellë vdekjen e menjehershme  të riut shqiptar.

Pavarësisht se ai u dërgua menjëherë  në spitalin e Maceratës, shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital, ku do t’i bëhet edhe autopsia.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfons kaja atak ne zemer humb jeten shqiptari itali alfons kaja atak ne zemer humb jeten shqiptari itali

Sondazh

Poll