Aktualitet

20 plumba në drejtim të banesës, flet punonjësi i Bashkisë: S’kam konflikte, s’i kam borxh njeriu

21 Maj 2019, 10:27 Nga DOSJA
20 plumba në drejtim të banesës, flet punonjësi i

Vlorë- Pas breshërisë së plumbave në drejtim të banesës së tij, ka folur  Xhuljano Mara, punonjësi i bashkisë së Selenicës. Ai ka mohuar që të ketë konflikte me ndonjë person dhe është shprehur kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur breshëria e plumbave.

“Mbrëmë rreth orës 1 pa 20 dëgjuam të shtëna me armë zjarri. Dolën jashtë, nuk pamë gjë, nuk menduam se na qëlluan ne. Janë rreth 30 gëzhoja. Sipas policisë  kanë qenë dy armë. Nuk kam konflikt me asnjë, s’i kam borxh asnjë njeriu. Policia po vijon me hetimet. Ata thanë se mund të jenë dy ose tre persona. Nëse do ishte orar tjetër mund të ishte vrarë dhe ndonjë”, u shpreh Xhuljano Mara për Fax News.

Theksojmë se ai është një simpatizant i PD-së dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 20 plumba në drejtim të banesës selenicë breshëri plumbash selenicë xhuljano marra 20 plumba në drejtim të banesës selenicë breshëri plumbash selenicë xhuljano marra

Sondazh

Poll