Aktualitet

Tragjedia e Himarës/ Familjarët përkujtojnë studentet që humbën jetën: Duam drejtësi, shkaktarët punojnë të lirë, pa

21 Maj 2019, 10:04 Nga DOSJA
Tragjedia e Himarës/ Familjarët përkujtojnë studentet

HIMARË– Sot mbushen 7 vjet nga tragjedia e rëndë që ndodhi në Himarë më 21 Maj 2012.

Një grup studentesh të universitetit të Elbasanit po udhëtonin drejt Himarës, por në afërsi të saj ndodhi aksidenti tragjik. Autobusi doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë, duke përfunduar në greminë. Si pasojë gjetën vdekjen 11 studente, i fejuari i njërës prej studenteve dhe shoferi i autobuzit.

Prindërit e viktimave iu drejtuan organeve të drejtësisë dhe ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, por çuditërisht asnje mase nuik u mor madje ai u soll sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Po të njëjtin qëndrim mbajtën dhe gjithë organet shtetërore, duke “luajtur” me zinë e me dhimbjen e këtyre familjeve, të cilat humbën të afërmit e tyre në atë aksident, që sipas tyre nuk është thjeshtë nga ana njerëzore e shoferit, me vdekjen e të cilit drejtesia shqiptare i vu kapak kësaj tragjedie, duke ia faturuar të gjithe fajin shoferit të ndjerë.

Familjarët e viktimave thonë se kompania e transportit me të cilën udhëtonin studentët që humbën jetën, ka në përdorim autobuse të vjetër, siç ishte dhe ai me të cilin udhëtuan studentët e universitetit të Elbasanit. (autobuzi me të cilin udhëtonin vajzat, ishte 40 vjecar dhe jashtë çdo kushti teknik e për këtë askush nuk flet).

Pronari i kompanisë duhet të ishte i pari që të shkonte para gjyqit thonë ata, por ende asgjë. Kjo kompani vazhdon punën pa u shqetësuar fare nga askush, madje as nga ndjenjat njerëzore.

Prindërit e viktimave vijojnë luftën për të gjetur drejtesinë e munguar, por çudia vazhdon edhe në ditet e sotme, ku kanë ardhur mjaft drejtues të rinj në krye të institucioneve të drejtësisë, po njësoj si ata të mëparshmit, edhe drejtuesit aktualë nuk bëjnë asgjë konkrete.

Familjarët shprehen se janë të vendosur të vazhdojnë përpjekjet, derisa drejtësia të vihet në vend dhe shprehen se: “Nëse ligji nuk vepron, shqiptari ka mënyra të tjera për të vendosur drejtësi”.

Ndërsa, Hasan Stafa, babi i Dorina Stafës, një prej vajzave që humbën jetën thotë se shteti u ka kthyer gjithmonë përgjigje negative. Ai bën apel për të çuar në vend drejtësinë dhe shkaktarët e aksidentit të përballen me drejtësinë.

Gjithë shteti shqiptar na kanë kthyer një përgjigje negative. Shkaktarët vazhdojnë të jenë ende të lirë dhe vijonë punën pa iu dridhur qerpiku. Drejtësia një ditë do shkojë në vend.U bënë 7 vite dhe vazhdon të thellohet drejtësia.  Nëse shteti nuk vepron ne do të gjejmë forms të tjera pët të çuar drejtësinë vend.Nuk prehemi dot të qetë pranë fëmijëve tanë pau vendosur drejtësia në vend“, u shpreh Hasan Stafa.

Ju si nënë e një prej viktimave, çfarë kërkoni nga shteti?: Kërkoj vetëm drejtësi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 11 studente humben jeten studentet e elbasanit tragjedia e himares 11 studente humben jeten studentet e elbasanit tragjedia e himares

Sondazh

Poll