Aktualitet

FRONTEX në Shqipëri/ Lleshaj: Qëllim rritja e sigurisë, do të forcojmë kapacitetet në krimin ndërkufitar

21 Maj 2019, 09:03 Nga DOSJA
FRONTEX në Shqipëri/ Lleshaj: Qëllim rritja e sigurisë, do

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë ceremonisë së prezantimit të nisjes së operacionit të FRONTEX në Shqipëri tha se qëllimi është ruajtja e kufirit tonë.

Lleshaj u shpeh se rojet do të punojnë sëbashku për të rritur sa më shumë sigurinë. “Personeli i shtuar, teknika moderne, standarde të reja në pikat e kalimit kufitar”, tha minsitri i Brendshëm.

Fillimi i operacionit shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në. Operacioni ka për qëllim rritjen e sigurisë së kufijve tanë. Çdo investim për më shumë siguri duhet të prodhojë më shumë liri. Angazhimi në fazën e parë të operacionit nga 11 vende të BE-së shpreh rëndësinë e madhe që i kushtohet atij. Rojet do të patrullojnë bashkë me shqiptarët për të arritur nivelin më të lartë. Personeli i shtuar, teknika moderne, standarde të reja në pikat e kalimit kufitar. Është shënuar edhe rritje e emigrantëve të parregullt që duan ta përdorin Shqipërinë si vend tranzit, në 2018 ky numër u rrit mbi 6 herë, edhe gjatë këtij viti fenomeni ka vijuar të mbetet prezent. Me FRONTEX besojmë se do të forcojmë kapacitetet në krimin ndërkufitar”, u shpreh ministri Lleshaj.

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve është prezantuar operacioni i FRONTEX që parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare. Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE. Operacioni u përshëndet nga Rama e Lleshaj, ndërsa zyrtarët e BE, garantuan se sovraniteti nuk preket.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet frontex në shqipëri kontrollet ne kufi sander lleshaj frontex në shqipëri kontrollet ne kufi sander lleshaj

Sondazh

Poll