Sport

Nuk ka gjë zyrtare me Gjermaninë, Barça projekton Hansi Flick për “blaugranët”

18 Maj 2021, 13:59 Nga DOSJA
Nuk ka gjë zyrtare me Gjermaninë, Barça projekton Hansi Flick

GJERMANI – Sipas “RAC 1”, skuadra spanjolle mund ta ndërpresë kontratën me trajnerin Ronald Koeman nënshkruar një vit më parë, pas rezultateve zhgënjyes të Barcelonës në La Liga 2020-21. Gjermani Flick po përflitet si një kandidaturë e mundshme.

Trajneri Hansi Flick, hipotetikisht është lidhur shumë me postin e ekipit kombëtar gjerman, pasi ai njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga Bayern Munchen. Por deri tani, midis tij dhe federatës gjermane nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare.

Kësisoj ekzistojnë mjaft dyshime që ai do të pasojë Joachim Low, pas përfundimit të “Euro 2020” në pankinën e “pancerave”. Barca po monitoron situatën. Oferta katalane mund të jetë një mundësi e mirë që të bindet trajneri gjerman.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona hansi flicka joachim low ronald koeman barcelona hansi flicka joachim low ronald koeman

Sondazh

Poll