Aktualitet

FRONTEX në Shqipëri/ Avramopulos thekson: Përgjegjësia për ruajtjen e kufirit i përket Policisë Shqiptare

21 Maj 2019, 08:57 Nga DOSJA
FRONTEX në Shqipëri/ Avramopulos thekson: Përgjegjësia

TIRANË- Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos në Bashkimin Evropian tha se Shqipëria do të mbetet përgjegjëse për kufirin e saj dhe pse FRONTEX do të jetë monitoruese. Gjatë ceremonisë se prezantimit të forcave të reja të policisë së BE në Shqipëri, duke thënë se ky është një hap bashkëpunimi.

Kjo jo vetëm shënon një fazë të re mes BE-së dhe vende të Ballkanit Perëndimor, por dhe vijimin e sfidave që po hasim sot dhe që mund të përballojmë në vitet në vijim. Për të përballaur këto duhet të punojnë sëbashku. Ajo që ndodh në Shqipëri dhe në Ballkan ndikon dhe në Evropë. Shqipëria është vendi i parë që BE po shkon përpara në këtë kapitull të ri për kufirin”, tha Avramopulos.  

Ai më tej shtoi se kjo marrëveshja që u bë me Shqipërinë do të jetë dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perënidmor. “Shumë shpjet do të jetë dhe me vend të tjera të Ballkanit perëndimor. Sëbashku me rojet shqiptare do të jenë të afta që të kryejnë kontrolle dhe të parandalojnë krimet kufitare”, tha ai.

Komisionieri Avramopulos shtoi më tej se, rojet e FRONTEX do të ketë detyrat e tyre po përgjegjësia për ruajtjen e kufirit do të jetë  e Policisë Shqiptare.  

Shqipëria mbetet përfundimisht përgjegjëse për ruajten e kufirit të saj. Skuadrat shqiptare do të ruajnë sovranitetin e tyre. Kur vjen fjala për ruajtjen e kufirit tonë, sfidat që hasim janë të përbëshkëta dhe pëgjigja të jetë e njëjta”, shtoi Avramopulos.

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve është prezantuar operacioni i FRONTEX që parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare. Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE. Operacioni u përshëndet nga Rama e Lleshaj, ndërsa zyrtarët e BE, garantuan se sovraniteti nuk preket.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkepunimi shqiperi be dimitris avramopulos frontex në shqipëri kontrollet ne kufi bashkepunimi shqiperi be dimitris avramopulos frontex në shqipëri kontrollet ne kufi

Sondazh

Poll