Aktualitet

FRONTEX në kufijtë shqiptarë/ Rama: Shqiptarët me sytë nga BE. Avramopoulos: S’prekim sovranitetin

21 Maj 2019, 08:41 Nga DOSJA
FRONTEX në kufijtë shqiptarë/ Rama: Shqiptarët me sytë

TIRANË- Duke filluar nga nesër në kufirin e Shqipërisë me Greqinë nuk do të ketë vetëm patrulla të policisë Shqiptare, pasi ato do të jenë të mbështetura nga forcat e FRONTEX.

Janë 50 oficerë të FRONTEX që pritet që nga nesër të nisin patrullimin, me synim kontrollin e fluksit të emigrantëve nga Lindja dhe vendet e Afrikës Veriore, por edhe luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Në një ceremoni prezantimi në Pallatin e Kongreseve, ku ishin 50 oficerët e FRONTEX, kryeministri Edi Rama, ministri Sandër Lleshaj, drejtori i FRONTEX, Fabrice Leggeri si dhe komisioneri për Migrimin në BE, Dimitris Avramopulos.

Drejtori ekzektutiv i FRONTEX, Leggeri tha se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme. Për komisionerin Avramopulos, marrëveshja nuk duhet parë si një shkelje e sovraniteti, pasi policët e Shqipërisë do të jenë përgjegjës për terrenin.

Në një konferencë të përbashkët, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një nder dhe detyrë të rëndësishme. Kryeministri lëshoi një sinjal për emigrantët drejt BE, kur tha se vendi ynë ka pritur mbi 500 mijë emigrantë lufte, gjatë genocidit serb në Kosovë. Rama tha se Shqipëria e dëshiron BE, si një vend që luftën e ka jetuar.

Marrëveshja e Shqipërisë me FRONTEX, është e para që përfshin një vend që është jashtë Bashkimit Europian.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fabrice leggeri frontex në shqipëri fabrice leggeri frontex në shqipëri

Sondazh

Poll