Sport

Kërkoi që Teuta të fitonte titullin kampion, deklarata e presidentit të Laçit tërbon Olsi Ramën: Prokuroria duhet të…

18 Maj 2021, 12:57 Nga DOSJA
Kërkoi që Teuta të fitonte titullin kampion, deklarata e

TIRANË- Laçi arriti një fitore të madhe përballë Tiranës,duke prekur një objektiv që e kishin përcaktuar që në fillim të sezonit, që ishte pjesëmarrja në  Kupat e Evropës. Një fitore e tillë bëri që presidenti i klubit Pashk Laska të dilte me zë e figurë duke u shprehur qartë se kërkonte që Teuta të fitonte titullin kampion, duke ngjallur hije dyshimi se sfida Laçi-Teuta e kësaj jave mund të tolerohet.Një deklaratë e tillë nuk është pëlqyer nga drejtori sportiv, Olsi Rama i cili ishte i ftuar në emsionin “Skaner”.

“Unë nuk e di se çfarë ka thënë presidenti Laska. Nuk e kam dëgjuar.Por, nuk besoj se ka thënë ashtu dhe nuk dua që të dalë nga konteksti. Nëse është kështu si thoni ju,atëherë prokuroria duhet të nisë hetimet për paracaktim rezultati dhe fituesi të garës”,përfundoi ai.

Fitore që siguron Europën, vazhdimësinë dhe ajo që është më e rëndësishme, të ardhura jetike për të siguruar vazhdimësinë e projektit. Një gol që vlen sa një sezon ishte ai që shënjoi fatin e Lacit dhe Tiranës në një 90 minutësh të vetëm

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport laçi olsi rama partizani pashk laska teuta laçi olsi rama partizani pashk laska teuta

Sondazh

Poll