Strakosha mund të kthehet në… “shenjtor”, klubi anglez gati të trokasë në Formello për shërbimet e portierit
18 Maj 2021, 12:24Nga DOSJA
ANGLI-E ardhmja e Thomas Strakoshës mund të jetë në Angli. Ky sezon ishte zhgënjyes për portierin shqiptar i cili humbi vendin e titullarit te skuadra e Lazios. Tani klubi bardhekaltër po mundohet të gjejë një blerës serioz për shërbimet e portierit dhe sipas zërave të fundit është klubi anglez Southampton që ka nisur të studiojë terrenin për portierin.
Strakosha ka ende edhe 2 vite kontratë me klubin bardhekaltër por kërkesat e presidentit Lotito për ta lënë të lirë janë ulur ndjeshëm duke parë edhe mosmarrëveshjet mes portierit dhe trajnerit Inzaghi, i cili nuk e konsideron më një pikë të palëvizshme në katërkëndësh. Edhe pse Strakosha nuk ka gjetur shumë hapësira gjatë muajve të fundit, klubi i “shenjtorëv” nuk e ka humbur interesin për numrin 1 dhe po planifikon të trokasë në Formello me një ofertë të rëndësishme.
Në gjurmët e shqiptarit është edhe Bologna që e konsideron pasardhës të Skorupskit gjithmonë nëse ky i fundit largohet në merkaton e kësaj vere.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ARGJENTINË-Pas humbjes me penallti në Superclasico kundër Boca Juniors me 15 lojtarë të padisponueshëm për shkak të Covid-19, River Plate po përgatitet për...
ANGLI – Trajneri Pep Guardiola e udhëhoqi Manchester Cytin, duke fituar për herë të tretë titullin në Premier League. Leicesteri mundi Manchester Unitedi...
SPANJE – Luisi dhe Sofia filluan të takoheshin 18 vite më parë. Në atë kohë, sulmuesi uruguajan punonte si pastrues rruge në Montevideo dhe jetonte në var...
ANGLI – Lajmi ka marrë dhenë… Harry Kane do të largohet nga Tottenham në fund të këtij sezoni. Sulmuesi i kombëtares angleze u ka komunikuar drejtuesve të...
FRANCE – Ylli i Real Madridit, 33-vjeçari Karim Benzema, pas shumë viteve mungesë, mund të ftohet në ekipit e “tricolorëve” për finalet e kampionatin Eur...
SKOCI-Në vitin 2018-të, ish-trajneri I Manchester United,Sir Alex Ferguson pësoi një hemoragji cerebrale në tru dhe që nga ai vit, daljet e tij në publik kanë q...
ELBASAN – Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, është shfaqur i lumtur pas fitores ndaj Bylisit, teksa për mikrofonat e “Supersport”, pas ndeshjes tha se në sfi...