Bota

Qeveria malazeze shprehet kundër përfshirjes së ushtarëve të saj në KFOR, Gjukanoviç: Janë kundër pavarësisë së Koso

18 Maj 2021, 15:47 Nga DOSJA
Qeveria malazeze shprehet kundër përfshirjes së ushtarëve

MAL I ZI-Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike deklaroi se përfshirja e ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it në Kosovë, do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Komentet e tij erdhën, pasi qeveria malazeze u shpreh kundër dërgimit të një njësie këmbësorie në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, lëvizje kjo, të cilën e justifikoi me pandeminë e koronavirusit.

“Do ta mirëprisja kontributin e Malit të Zi sepse një gjë e tillë do të mbështeste punën e rëndësishme të KFOR-it dhe do të ndihmonte që të sigurohej paqja dhe stabiliteti në Kosovë e mbare rajonin”, tha Stoltenberg.

Gjukanovic, i cili ka përplasje me qeverinë e vendit të tij, u shpreh se nuk ekziston asnjë arsye përse Mali i Zi të mos marrë pjesë në misionin e KFOR-it. Kjo, tha ai, mund të lidhet më shumë se “hamendje të natyrës politike”.

“Dyshimet përpiqen t’i forcojnë ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, të cilët ende mendojnë se ky ka qenë një gabim dhe të cilët përpiqen të kthejnë rrotën e historisë”, u shpreh Gjukanovic, duke kujtuar sesi qëndrimi i qeverisë së mëparshme malazeze ishte se duhet të rritet prania ushtarake në Kosovë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjukanovic jens stoltenberg kfor kosove mal i zi ushtria e malit te zi ne kfor gjukanovic jens stoltenberg kfor kosove mal i zi ushtria e malit te zi ne kfor

Sondazh

Poll