Bota

Kosova merr 3 mijë e 510 vaksina Pfizer shtesë nga Bashkimi Europian

18 Maj 2021, 15:42 Nga DOSJA
Kosova merr 3 mijë e 510 vaksina Pfizer shtesë nga Bashkimi Europian

KOSOVË– 3 mijë e 510 vaksina të tjera Pfizer do t’i shtohen Kosovës për procesin e vaksinimit në vend. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovë, e cila bën me dije se këto vaksina kanë ardhur nga Bashkimi Europian.

Divizioni i Komunikimit me Publikun MSh ju konfirmon se MSh ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3,510 vaksinave te Pfizer, pjesë e asistencës së BE për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19”, ka njoftuar ministria për Ekspres.

Më herët, Kosova ka marrë 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer nga BE, nga gjithsej 95 mijë doza që janë premtuar për vendin. Më 12 maj, Kosova ka nisur fazën e dytë të vaksinimit të popullsisë kundër koronavirusit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.

Vaksinimi në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 3 mijë e 510 vaksina pfizer vaksinimi ne kosove 3 mijë e 510 vaksina pfizer vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll