Bota

“Ankaraja kurrë nuk do të ndalojë së mbështeturi çështjen palestineze”/ Turqia ‘nuk heq dorë’ nga mbështetja nd

18 Maj 2021, 15:18 Nga DOSJA
“Ankaraja kurrë nuk do të ndalojë së mbështeturi

TURQI-Lufta Izrael-Palestinë vazhdon dhe shumë vende po i ofrojnë ndihmë Palestinës. Ndër to edhe Turqia është deklaruar në krah të Palëstinës ku Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka bërë një deklaratë ditën e sotme ku ka thënë se Ankaraja kurrë nuk do të ndalojë së mbështeturi çështjen palestineze.

“Nën udhëheqjen e presidentit tonë Rexhep Tajip Erdogan, dhe me fuqinë që na është dhënë nga parlamenti ynë, ne kurrë nuk do të heqim dorë nga mbështetja e çështjes Palestineze. Turqia është pioniere e përpjekjeve diplomatike mbi çështjen Palestineze dhe do të vazhdojë të jetë zëri i ndërgjegjes dhe drejtësisë në botë.” u tha ligjvënësve në parlament.

Duke pohuar se atmosfera në Turqi për çështjen e Palestinës ishte një solidaritet i përbashkët, Çavusoglu tha: “Ne duhet të jemi të ndjeshëm në ruajtjen e kësaj”, raportom Aljazeera.

Lajmi kryesor: LUFTA në ditën e 9-të! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon 212 viktima, SHBA ritheksoi thirrjen për armëpushim

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine mevlüt çavuşoğlu lufta izrael-palestine mevlüt çavuşoğlu

Sondazh

Poll