Bota

Mbi 90 palestinezë të plagosur dhe tre të arrestuar në Izrael, policia përdor gaz lotsjellës pë të shpërndarë protestu

18 Maj 2021, 13:53 Nga DOSJA
Mbi 90 palestinezë të plagosur dhe tre të arrestuar në

IZRAEL– 97 palestinezë janë plagosur gjatë përplasjes me forcat izraelite në kufirin mes dy vendeve, pas një proteste të dhunshme.

Ministria e Shëndetësisë në Plestinë ka bërë me dije se disa prej tyre janë plagosur me plmba, ndërsa ndaj shumë të tjerëve policia ka hedhur gaz lotsjellës. Tre persona janë arrestuar në Portën e Damaskut në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit ku policia izraelite përdori plumba, granata dhe ujë të për të shpërndarë protestuesit, sipas Al Jazeera.

Po ashtu, policia izraelite thotë se dy punëtorë tajlandezë brenda Izraelit janë vrarë në një grevë të nisur nga Rripi i Gazës. Shtatë të tjerë u plagosën në sulmin e pasdites që goditi një fabrikë paketimi në Izraelin jugor

Ditën e sotme palestinezët mbajtën protesta në shumë qytetete si Nablus dhe Hebron.

Aktualisht në Gaza janë 212 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit. Mes tyre janë 61 fëmijë dhe Mbi 1,500 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Lajmi kryesor: LUFTA në ditën e 9-të! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon 212 viktima, SHBA ritheksoi thirrjen për armëpushim

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll