Bota

Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, pushohen hetimet për 4 zyrtarët, me tyre dhe ministrja Albulena Haxhiu

18 Maj 2021, 14:31 Nga DOSJA
Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, pushohen hetimet për

TIRANË– Gjykata ka vendosur të pushojë hetimet për katër zyrtarët në Kosovë të cilët akuzoheshin si për përfshirë në hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ngjarje e ndodhur në vitin 2016. Mediat e Kosovës shkruajnë se shpallja e aktgjykimit u bë nga gjykatësja Fatime Dërmaku, e cila tha se në mungesë të provave, të akuzuarit lirohen nga akuzat.

Konkretisht janë pushuar hetimet për Palë Lekajn, Donika Kadaj-Bujupin, Besa Baftiu si dhe për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Dërmaku shtoi gjatë seancës se nga administrimi i provave materiale, konkretisht vërtetimi mbi kthimin e sendeve, dokumentacioni dhe vërtetimi mbi sekuestrimin e sendeve, gjykata vlerëson se nuk mund të vërtetohet se të pandehurit kanë kryer veprën penale.

Lekaj, Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu u vunë nën akuzë më 8 prill të vitit 2016, pasi akuzoheshin se kishin marrë bombola të gazit lotsjellës në mënyrë të paligjshme. Më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, iu gjet dhe sekuestrua bombolë gazi lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Të katër u akuzuan për veprat penale: “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të KPRK-së, por tashmë janë të lirë nga akzuat.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albulena haxhiu besa myftiu donika kadaj-bujupi gazi lotsjelles ne kuvendin e kosoves palë lekaj albulena haxhiu besa myftiu donika kadaj-bujupi gazi lotsjelles ne kuvendin e kosoves palë lekaj

Sondazh

Poll