Bota

Nesër mbahet konferenca e pestë mbi çështjen ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë, seanca fillon në orën 11:00

18 Maj 2021, 14:50 Nga DOSJA
Nesër mbahet konferenca e pestë mbi çështjen ndaj ish

KOSOVË-Ditën e nesërme do të mbahet konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore të rastit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Faqja zyrtare e Dhomave të Specializuara ka bërë një njoftim ku thotë se konferenca pritet të fillojë në orën 11:00.

 “Për të përcjell seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected](link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen si drejtues të UÇK-së, të cilët kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur janë arrestuar në Kosovë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora konferenca e peste ndaj ceshtjes se ish krereve te uck kosove konferenca e peste ndaj ceshtjes se ish krereve te uck kosove

Sondazh

Poll