Bota

SHBA ka informacion mbi shkatërrimin e ndërteses mediatike në Gaza, Blinken: nuk është diçka për të cilën mund të kome

18 Maj 2021, 14:01 Nga DOSJA
SHBA ka informacion mbi shkatërrimin e ndërteses mediatike në

SHBA– Antony Blinken, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara shprehu ditën e sotme në një konferencë me ministrin e jashtëm të Islandes se ai kishte informacione të mëtejshme në lidhje me Luftën e Izraelit dhe Palestinës.

Sipas Aljazeera ai tha se Uashingtoni kishte informacione të mëtejshme në lidhje me shkatërrimin e një ndërtese të Gazës nga Izraeli, ku strehoheshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeera, por nuk dha informacione të mëtejshme për këtë gjë.

“Ne kemi marrë disa informacione të mëtejshme përmes kanaleve të inteligjencës dhe nuk është diçka për të cilën unë mund të komentoj,” tha Blinken në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm të Islandës në Reykjavik.

Lajmi kryesor: LUFTA në ditën e 9-të! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon 212 viktima, SHBA ritheksoi thirrjen për armëpushim

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken lufta izrael-palestine antony blinken lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll