Bota

‘Unë kërkoj falje për bombardimin, ishte më keq sesa një krim’ presidenti çek habit me deklaratën e tij ndaj

18 Maj 2021, 12:17 Nga DOSJA
‘Unë kërkoj falje për bombardimin, ishte më keq sesa

ÇEKI– Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman ka kërkuar që serbët ta falin shtetin e tij që mori pjesë në bombardimin e Beogradit më 1999, akt që parandaloi gjenocidin.

Sipas Express, këtë deklaratë ai e dha pasi e priti në takim presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Takimi i Zeman dhe Vuçiç u mbajt pas dyerve të mbyllura në Pragë, ndërsa më pas ata iu drejtuan mediave.

Para takimit, Vuçiç u prit nga presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman në Kalanë e Pragës me nderime ushtarake dhe intonimin e himneve të të dy vendeve, pasuar nga ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në këtë ceremoni, Zeman ia dhuroi Vuçiçit “Urdhrin e Luanit të Bardhë”, ndërsa presidenti i Serbisë ia dha atij “Urdhrin e Republikës së Serbisë në Shirit”.

Pas takimit, Zeman theksoi se ata diskutuan “për miqësinë tradicionale që u zhvillua më 1938 dhe 1968”.

Në të dy rastet, populli serb na dha mbështetje dhe ne i falënderuam ata. Me këtë rast, unë kërkoj falje për bombardimin, ishte më keq sesa një krim. Unë kërkoj nga populli serb të na falë”,- tha Zeman në fillim.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, theksoi se ai dëshiron ta falënderojë Zemanin “për këto fjalë të mrekullueshme që ai ia drejtoi Serbisë”.

Ne gjithmonë do ta shohim popullin çek si miqësor dhe tani e tutje si një popull vëllazëror. Populli serb nuk do t’i harrojë këto fjalë për bombardimet, ne do të jemi përjetësisht mirënjohës sepse askush nuk e tha kurrë atë”, – tha Vuçiç.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic millosh zeman aleksander vucic millosh zeman

Sondazh

Poll