Bota

Maqedonia e Veriut shpall ‘non-grata’ një diplomat rus, ende nuk janë publikuar arsyet

18 Maj 2021, 12:08 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut shpall ‘non-grata’ një diplomat rus, ende

MAQEDONIA E VERIUT– Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka shpallur person të padëshiruar një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse.

Në njoftimin e bërë nga ministria, thuhet se diplomati rus është shpallur si person i padëshiruar “në pajtim me nenin 9 nga Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”.

Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh”,- thuhet në njoftim.

Sipas AA, ministria nuk e ka bërë të ditur shkakun e këtij vendimi.

Maqedonia e Veriut edhe në vitin 2018 kishte vendosur të dëbojë një diplomat rus, në shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar dhe me partnerët e vendit në NATO dhe BE, të cilët po ashtu dëbuan diplomatë rusë nga vendet e tyre, pas helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, në Salisbury të Anglisë, vepër për të cilën Londra akuzoi Rusinë duke pretenduar se është përdorur helmi nervor Novichok, të cilat forcat sovjetike e kanë përdorur në Luftën e Dytë Botërore.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut debon diplomatin rus sergei skripal maqedonia e veriut debon diplomatin rus sergei skripal

Sondazh

Poll