Bota

6.000 emigrantë marokenë zbarkojnë në Spanjë me anë të anijeve dhe notit, policia i shpërndan me gaz lotsjellës, kthen

18 Maj 2021, 13:43 Nga DOSJA
6.000 emigrantë marokenë zbarkojnë në Spanjë me

SPANJË-Një fluks i madh prej 6,000 emigrantësh kanë zbarkuar në Ceuta të Spanjës nga Maroku dy ditët e fundit, pasi mosmarrëveshjet diplomatike janë tënsionuar kohët e fundit midis Madridit dhe Rabatit.

Sipas Euronews, anije të mbushura me burra, gra dhe fëmijë bënë kalimin në territorin spanjoll ndërsa shumë të tjerë kaluan me not përtej kufirit ku 1.500 ndër to janë adoleshentë. Sipas autoriteteve kalimet filluan në 2 të mëngjesit të hënën në zonën kufitare të Ceuta të njohur si Benzú dhe u ndoqën më pas nga disa turma njerëzish pranë plazhit lindor të Tarajal.

Familje të tëra me fëmijë, notonin ose hipnin në anije të vogla. Fluksi vazhdoi edhe ditwn e sotme, megjithëse në numër më të ulët. Emigrantët u kontrolluan nga mjekët e Kryqit të Kuq përpara se të dërgoheshin në një qendër pritjeje, ku më pas u arrestuan.

Spanja pohon se tashmë ka dërguar rreth 2,700 pas, por jo të miturit. Trupat spanjolle janë vendosur në plazh për të ndihmuar policinë kufitare në pikën kryesore të hyrjes së Ceuta – Tarajal, në anën jugore të enklavës.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se 200 trupa, plus 200 policë shtesë do të ndihmonin forcën kufitare normale të Ceutës me 1 100 forca. Enklava ka rreth 80,000 banorë. Nga ana tjetër, forcat marokene të sigurisë në Fnideq, hapën gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të madhe emigrantësh në gardhin e kufirit.

Muajin e kaluar, rreth 100 emigrantë notuan në Ceuta në grupe prej 20 deri në 30. Shumica u dëbuan përsëri në Marok. Enklavat spanjolle të Ceuta dhe Melilla kanë kufijtë e vetëm tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën, duke i bërë ato pika hyrëse të njohura për emigrantët që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 6.000 emigrante zbarkojne ne spanje marok rabati spanje 6.000 emigrante zbarkojne ne spanje marok rabati spanje

Sondazh

Poll