Aktualitet

Protesta/ Artan Hoxha tregon urdhërin e prerë që ka marrë Garda

16 Shkurt 2019, 06:27 Nga DOSJA
Protesta/ Artan Hoxha tregon urdhërin e prerë që ka marrë

Për protestën e sotme të opozitës, mbrëmjen e djeshme ka folur edhe gazetari Artan Hoxha. Në emisionin “Java” në RTSH ai ka treguar sipas tij urdhrin e parë që ka marrë Garda e Republikës.

Hoxha ka treguar se në rreshtin e parë të protestës do të qëndrojnë police femra, të paarmatosura, ndërsa Garda e Republikës ka marrë urdhër që të mos shfaqet.

“Në rreshtin e parë të protestës do të jenë kordonë me policie femra të paarmatosura. Gjithashtu i është kërkuar në mënyrë kategorike Gardës së Republikës që të mos shfaqet. Ngaqë garada është e armatosur shfaqja e saj do të krijonte tensione”, – tha ndër të tjera Artan Hoxha.

Ai theksoi më tej për këtë protestë do të jenë në gadishmëri  rreth 700 trupa të Forcave Speciale, të cilat do të reagojnë vetëm nëse situata del jashtë kontrolli.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha protesta e opozites 16 shkurt artan hoxha protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll