Aktualitet

Vrau gruan se donte të fillonte punë, gjykata lë në burg gardistin Alket Arapaj

15 Shkurt 2019, 12:18 Nga DOSJA
Vrau gruan se donte të fillonte punë, gjykata lë në burg

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Alket Arapaj, gardistin që vrau tre ditë më parë të shoqen e tij, Ervilma Seferaj. (Lexo ketu)

Dosja.al ka mësuar se gjykata ka lënë në burg të shoqin e 36-vjeçares, 44-vjeçarin Alket Arapaj që ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka thënë se e vrau gruan pasi dyshonte se ajo e tradhtonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, në banesën e çiftit në Allias. Arapaj, ka qëlluar të shoqen me një plumb në kokë, ndërkohë që shkak për konfliktin mes tyre është bërë kërkesa e gruas për të nisur punë.

Ata kishin një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e vrarë çdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alket arapaj arrest me burg ervilma seferaj gardisti vret gruan alket arapaj arrest me burg ervilma seferaj gardisti vret gruan

Sondazh

Poll