Aktualitet

Po ecte në rrugë, plagoset në krah 24-vjeçarja shqiptare në Itali

15 Shkurt 2019, 22:02 Nga DOSJA
Po ecte në rrugë, plagoset në krah 24-vjeçarja shqiptare

ITALI- Një prostitutë 24-vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Torino. E reja shqiptare ishte duke ecur në rrugën “Puglia” kur ajo u godit nga një plumb në krah të djathtë.

Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur nga mediat italiane, është dërguar menjëherë në spital nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali plagoset shqiptarja torino itali plagoset shqiptarja torino

Sondazh

Poll