Aktualitet

Korçë/ 1 ton kanabis mes krundeve në kamion, 4 të arrestuar (Emrat)

15 Shkurt 2019, 15:05 Nga DOSJA
Korçë/ 1 ton kanabis mes krundeve në kamion, 4 të

KORÇË-Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona të akuzuar se kanë marrë pjesë në trafikimin e rreth 1 tonëve kanabis mes krundeve në një kamion. (Lexo ketu)

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua dy ditë më parë gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kapshticës.

Adrian Sako, Zija Hidri, Andrea Muço dhe Mariglen Sako janë të arrestuarit. Dy prej tyre janë drejtuesit e kamionëve, ndërsa dy të tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Katër persona u arrestuan për tentativën e trafikut ndërkombëtar të drogës që u zbulua dy netë më parë në Kapshticë nga policia Kufitare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në Policinë e Korçës arrestuan në flagrancë: Adrian Sako, 47 vjeç; Zija Hidri, 56 vjeç; Andrea Muço, 50 vjeç dhe Mariglen Sako, 30 vjeç.
Dy netë më parë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm në dy kamionë, përmes skanimit, policia gjeti dhe sekuestroi 1074,2 kg kanabis.
Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore, u arrestuan drejtuesit e kamionëve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, si të implikuar.
Në cilësinë e provës materiale policia thotë se sekuestroi disa mjete, sasi monetare dhe telefona.
“Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adrian sako andrea muco kamioni ne kapshtice kanabis ne krunde mariglen sako trafik droge zija hiddri adrian sako andrea muco kamioni ne kapshtice kanabis ne krunde mariglen sako trafik droge zija hiddri

Sondazh

Poll