Aktualitet

Basha tek ‘Astiri’: Nesër Rama ka dy rrugë, para drejtësisë ose në arrati si Gruevski (Video)

15 Shkurt 2019, 17:44 Nga DOSJA
Basha tek ‘Astiri’: Nesër Rama ka dy rrugë, para

TIRANË- Protestës së banorëve të Astirit, e cila ka hyrë në ditën e 105-t, i është bashkaur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe një grup studentësh që kanë marshuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për tek Unaza e Re.

Me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, banorët e Astirit kërkuan anulimin e projektit dhe plotësimin e kërkesave të tyre. 

Në fjalën e tij, Basha tha se nesër qytetarët do ta vendosin Ramën para drejtësisë ose në azil politik si ish kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski.

“Ne i kemi rezistuar plot 105 ditë diktaturës së Edi Ramës, po falë protestave të fundit ai po numëron orët e fundit. Ia ka mbathur për në Vlorë, por edhe Vlora do ta përzërë. Nesër Shqiptarët e bashkuar do të jenë përballë dy alternativave, ose para drejtësisë ose të ia mbathë në azil te Gruevski”.

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka nisur më shumë se 3 muaj më parë. Banorët që preken nga ky projekt, protestojnë se do t’ju shemben banesat. Banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara mund të përfitojnë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar nga Bashkia e Tiranës. Deri më tani një pjesë e banorëve,e  kanë pranuar bonusin e qerasë dhe pjesa tjetër vazhdojnë të protestojnë duke deklaruar se nuk do të heqin dorë derisa ky projekt të anulohet përfundimisht.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 16 shkurt lulzim basha projekti te unaza e re protesta e opozites protesta te unaza e re 16 shkurt lulzim basha projekti te unaza e re protesta e opozites protesta te unaza e re

Sondazh

Poll