Aktualitet

‘RENEA-t në gatishmëri dhe maska kundragaz’, masat e marra nga Policia e Shtetit për protestën e opozitës

15 Shkurt 2019, 19:07 Nga DOSJA
‘RENEA-t në gatishmëri dhe maska kundragaz’, masat e marra

TIRANË- Ditën e nesërme opozita do të organizojë një protestë para godinës së kryeministrisë.

Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj do të kërkojnë një qeveri teknike për të zhvilluar më pas zgjedhje të parakohëshme qendrore bashkë me ato lokale të vendosura për t’u zhvilluar në qershor.

Për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve, Policia e Shtetit ka vënë në gatishmëri të gjitha forcat e saj duke marrë masa të rrepta.

Burime për dosja.al nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se në Tiranë do të vijnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga rrethet. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, ndërsa të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me skafandra dhe maska kundra gazeve lotësjellës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 16 shkurt fnsh policia e shtetit protesta e opozites renea 16 shkurt fnsh policia e shtetit protesta e opozites renea

Sondazh

Poll