Aktualitet

HEC-i në Rehovë/ Banorët e Kolonjës: Nuk ndalemi deri në anulimin e projektit

15 Shkurt 2019, 11:55 Nga DOSJA
HEC-i në Rehovë/ Banorët e Kolonjës: Nuk ndalemi deri

GJIROKASTËR- Siç e kishin paralajmëruar edhe përmes rrjeteve sociale, banorët e fshatit Kolonjë në Gjirokastër kanë dalë sot në një protestë para Bashkisë së qytetit për të kundërshtuar ndërtimin e HEC-it në përroin e Rehovës. (Lexo këtu).

Ata kërkuan anulimin e projektit, pasi sipas tyre do të shfrytëzojë të vetmin burim ujor që ka ky fshat.

“Ne protestuam sot para qendrës së fshatit sot për herë të parë. Nuk ndalemi derisa ky projekt të anulohet dqë cënon interest jetike të Kolonjës por jo vetëm. Siç na premtoi kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami dhe prefekti, që i përshëndesim, të vijnë tek ne jo vetëm kur ka këngë e valle, por derisa të zgjidhet problemi.”-tha njëri prej banorëve të fshatit.

Ndërkohë që nuk ka munguar reagimi as nga politika. Deputeti i Lëvizjes Socaliste për Integrim, Vangjel Tavo ka reaguar përmes një deklarate për mediat, ku kërkon anulimin e projektit, që e quan abuziv dhe klientelist.

Tavo thotë se sipërmarrësit nuk duhet të abuzojnë me të drejtat e banorëve të kësaj zone.

Deklarata e plotë:

Shpreh indinjatën time të thellë dhe apeloj për anullimin e menjëhershëm të projektit të ndërtimit të HEC-it në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës, pasi jo vetëm që do të dëmtojë burimin e Rehovës, por do të pengojë furnizimin me ujë për banorët e fshatrave të Kolonjës dhe Picarit.

Banorët e këtyre fshatrave do mbeten pa furnizim uji për përdorim të përditshëm por edhe vaditje. Ky projekt cënon furnizimin jetik të ujit për banorët dhe dëmton ekonominë e zonës.

Projekti i HEC-it në Kolonjë është tërësisht klientelist dhe do të zhvillohet jashtë çdo transparence institucionale, pa asnjë konsultim me autoritetet vendore, përkundrazi është një rast klientelist dhe abuzues në favor të miqve të ndonjë ish-ministri të kësaj qeverie.

Apeloj që projekti të anullohet urgjentisht, dhe asnjë sipërmarrës apo njeri me pushtet të mos tentojë të abuzojë me të drejtat dhe burimet jetike të banorëve të kësaj zone të cilët nuk e meritojnë një trajtim të tillë, përkundrazi shquhen për dinjitetin dhe respektin e pashoqë që tregojnë por edhe që meritojnë si nga qeveria ashtu edhe nga sipërmarrësit.

Jam në krah të banorëve të këtyre fshatrave dhe ftoj edhe deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Gjirokastrës të pozicionohen në krah të banorëve dhe të apelojnë për anullimin në mënyrë urgjente të këtij projekti.

Ndaleni këtë padrejtësi.

Ministria e Energjitikës ka dhënë një tjetër leje për ndërtimin e një HEC-i. bëhet fjalë për një leje për ndërtimin e një HEC-i në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës.  Banorët thonë se ky HEC do të shfrytëzojë të vetmin burim ujor që ka fshatit, që është përroi i Rehovës, degë e lumit Vjosa.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kolonjes heci ne kolonje perroi i rehoves protesta e banoreve te kolonjes vangjel tavo banoret e kolonjes heci ne kolonje perroi i rehoves protesta e banoreve te kolonjes vangjel tavo

Sondazh

Poll