Aktualitet

Amerikanët zbarkojnë në Vaun e Dejës, takim me kryetarin Bashkisë për projektin e ardhshëm në qytet

15 Shkurt 2019, 13:08 Nga DOSJA
Amerikanët zbarkojnë në Vaun e Dejës, takim me kryetarin

Në Vaun e Dejës vijon mbështetja amerikane ndaj këtij komuniteti. Kryetari i Bashkise Vau të Dejës Zef Hila ka zhvilluar një takim në Ambasadën Amerikane, ku ështe takuar me përfaqësues të misionit ndihmës për Shqipërinë.

Gjatë këtij takimi Kryetari i Bashkisë shprehu falenderimet për perfaqësuesit e “New Jersey Air National Guard” për asistencën që kanë dhënë në rikonstruksionin e shkollës së mesme dhe të Qendrës Shëndetësore në Bashkine e Vau Dejës .

Falenderim për përfaqësuesit e zyrës së “Department of the Army “U.S. ARMY CORPS OF ENGINEERS”, për kontributin që kanë dhënë në tjetersimin e shkollës Mons. Lucjan Avgustini në Vau Dejës e cila është drejt përfundimit të punimeve.

Nga ana tjetër gjatë këtij takimi u hodhen edhe hapat për bashkëpunimet e radhës mes Bashkisë Vau Dejës, dhe misionit amerikan, qoftë në fushën sociale, por edhe propozimeve për rrjetin e ujësjellësit në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane vau dejsës zef lila ambasada amerikane vau dejsës zef lila

Sondazh

Poll