Art&Argëtim

Godinat e vjetra në Gjirokastër kthehen në rrezik për banorët, 60% e objekteve janë gati për tu shembur!

18 Maj 2021, 12:49 Nga DOSJA
Godinat e vjetra në Gjirokastër kthehen në rrezik për

GJIROKASTËR– Degradimi ka nisur vite më parë por të paktën 5 vitet e fundit ato kanë filluar të shembin edhe çatitë ndërsa objektet janë të mbushura me plehra.

Pothuajse 60% e objekteve është gati për të rënë. Nuk është çështja vetëm për ne si biznese por po bëhet e rrezikshme edhe për njerëzit që kalojnë sepse është gati për të rënë. Ky kompleks këtu e ka projektin gati e ka bërë AADF-ja vetëm duhet ndërhyrë që të rregullohet”, thotë një qytetar.

Rreziku i parë është për këto godina të amortizuara që mund të krijojnë edhe incidente me kalimtarët dhe e dyta është një fytyrë e keqe këtu në qendër të qytetit për promovimin e turizmit dhe imazhin e Gjirokastrës”, shprehet banori.

Dorë kanë vënë vetëm dy dyqane këtu që kanë bërë restaurimet kurse gjithë zona tjetër është e prishur dhe në behar nuk mund të kalosh nga era e keqe”, tregon një tjetër qytetar.

Prania e shumë pronarëve për objektet e braktisura duket se ka qenë edhe një nga problemet kryesore që nuk ka inicuar restaurimin e tyre. Megjithatë ekspertët gjykojnë se nëse është ndërhyrë në 3/4 e pazarit nuk bën sens që vetëm 1/4 e tij të lihet në këtë gjendje. Disa prej tyre apelojnë për kredi të buta që do të shkonin për pronarët apo gjetjen e formave alternative për ti dhënë zgjidhje kësaj situata në zemër të qendrës historike.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture gjirokaster godinat e vjetra ne gjirokaster gjirokaster godinat e vjetra ne gjirokaster

Sondazh

Poll