Art&Argëtim

Tayna është gati për hitin veror, këngëtarja njofton bashkëpunimin me reperin e njohur

18 Maj 2021, 10:52 Nga DOSJA

PRISHTINË– Këngëtarja Doruntina Shala, e njohur si Tayna po punon fort që edhe këtë verë të vijë me një hit të sigurtë.

Këngëtarja që rri pas hitit “Magdalena” apo “WTF”, të cilat erdhën si rezultat i bashkëpunimit me Flori Mumajesin, nuk i ka refuzuar as bashkëpunimet e huaja, si ai me reperen e huaj Ivorian Doll.

Artistja nuk ndalet së punuari dhe është gati për verën, stinën kur këngëtarët angazhohen më shumë me këngë të reja e ritmike.

Menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, përmes një postimi në “Instagram” ka zbuluar dhe Tayna dhe Azet po përgatiten për këtë këngë, por nuk ka dhënë një datë fikse kur do të bëhët publikimi.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz tayna tayna

Sondazh

Poll