Art&Argëtim

Shpërblim 50 mijë dollarë për këdo që fakton që gjatë periudhës së martesës burri ka tradhëtuar bashkëshorten e tij

18 Maj 2021, 13:08 Nga DOSJA
Shpërblim 50 mijë dollarë për këdo që fakton

SHBA- Propozimet e çuditshme që njërzit bëjnë në internet janë të larmishme dhe të pafundme. E tillë ka qënë edhe oferta e majme prej 50 mijë dollarësh që një burrë ofron si shpërblim për këdo që i sjell prova me fakte, se ai ka tradhtuar ish-gruan gjatë periudhës që kanë qënë të martuar.

Postimi është bërë në llogarinë e tij në Instagram:

“Le të argëtohemi pak. Nëse dikush mund të tregojë me fakte të besueshme se kam tradhtuar ish-gruan time midis 14/6/2019 (data e martesës) dhe 15/1/2021 (data e divorcit), ofroj 50,000 dollarë.”

Ky veprim, sipas “The Indipendent” vjen pasi burri në fjalë është njohur me ish gruan ne një emision televiziv në Amerikë dhe direkt pasi ata u ndanë, ndjekësit e emisionit e akuzuan se ai e ka tradhtuar ish bashkëshorten e tij teksa ishin ende bashkë.

Për t’iu përgjigjur thashethemeve se po dilte me gra të tjera kur ishte ende me gruan e tij, Porsha ai bëri ofertën tunduese prej 50 mijë dollarësh për këdo që mund ta provonte këtë fakt.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

virale virale shperblim 50 mije dollare simon guobadia shperblim 50 mije dollare simon guobadia

Sondazh

Poll