Art&Argëtim

Gazetarja e BBC ndërpritet nga e bija gjatë raportimit live, reagimi ‘pushton’ zemrat e shikuesve

18 Maj 2021, 11:10 Nga DOSJA
Gazetarja e BBC ndërpritet nga e bija gjatë raportimit live, reagimi

ROTTERDAM– Gazetarja Anna Holligan, një supermama dhe një korrespondente e BBC në Holandë, e cila teksa raporton lidhur me zhvillimet e fundit e “Eurovision” është ndërprerë nga zëri i ëmbël i vogëlushes së saj duke u munduar t’i tërheqë vëmendjen.

Gjatë videos së publikuar nga gazetarja e BBC, ajo i kërkon vajzës së saj të shtrihet në karrocë me qëllim që të mos e kapi kamera dhe të bëjë qetësi në mënyrë që të përfundonte raportimin. Por vogëlushja është munduar me çdo mënyrë t’i “ndërpresë” raportimin edhe duke e thirrur pa ndalim “Mami, Mami”.

 “Zemër, shtrihu dhe bisedo me Elsan, nuk do të zgjasë shumë”, i thotë gazetarja vogëlushes së saj.

Në rrjetin social të Anna Holligan, komentet interesante dhe suportuese të njerëzve nuk kanë fund!

“Kujt i intereson për ‘Eurovisionin’, i jepni vogëlushes një program të tërë televiziv”, shkruan një komentues poshtë videos.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

virale virale anna holligan bbc anna holligan bbc

Sondazh

Poll