Art&Argëtim

Pëllumb Pipero rrëfen vështirësitë e të qenurit jetim: Nëna na ka vdekur, jam detyruar të punoj në fabrikën e tullave

18 Maj 2021, 12:43 Nga DOSJA
Pëllumb Pipero rrëfen vështirësitë e të qenurit

TIRANË– I ftuar ‘Në kurthin e Piter Panit’, doktori që u kthye në një personazh mjaft të dashur për të gjithë shqiptarët, Pëllumb Pipero ka rrëfyer për jetën e vështirë që ka patur.

Gjatë intervistës,  Pipero ka dalë nga kornizat e mjekut dhe u njohëm me një aspekt personal të jetës së tij, pasi ai ka rrëfyer fëmijërinë e tij të vështirë.

Ai ka treguar se për shkak se ishin shumë fëmijë është detyruar që të punojë për të ndihmuar sado pak të atin.

“Kur isha i rri punoja me tulla. Për shkak se ishim shumë fëmijë dhe të ardhurat ishin shumë të pakta unë dhe vëllai im ishim të detyruar të punonim në fabrikën e tullave për shumë vite. Edhe gjatë kohës së fakultetit, ditën shkoja në fakultet dhe në fundjavë shkoja punoja përsëri në fabrikën e tullave. Nuk ka qenë e thjeshtë jeta për ne në atë kohë, kemi kaluar vështirësi të mëdha. Ne ishim shtatë fëmijë, nëna na kishte vdekur herët kështu që jemi rritur pa nënë dhe isha i detyruar të ndihmoja babain”, tha Pipero mbrëmjen e djeshme në “Kurthin e Piter Pan”.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ne kurthin e piter pan pellumb pipero ne kurthin e piter pan pellumb pipero

Sondazh

Poll