Art&Argëtim

Pamje nga dita e martesës/ Dasma në fshehtësi të plotë e Ariana Grande-s dhe Dalton Gomez

18 Maj 2021, 09:55 Nga DOSJA

KALIFORNI– Këngëtarja Ariana Grande është martuar larg fokus të mediave në një ceremoni private në oborrin e shtëpisë saj në Kaliforni.

Lajmi i martesës  u konfirmua mbrëmjen e djeshme nga përfaqësuese të Grande-s për mediat e huaja.

“Ata u martuan. Ceremonia ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Ambienti ishte i vogël por plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”, ka konfirmuar përfaqësuesi i Grande për “PEOPLE”.

Fotot të shkrepura në ditën e martesës, që janë publikuar nga jashtë shtëpisë tregonin  disa makinat të parkuar që duket se janë marrë me organizimin e ceremonisë. Fugonat e mëdhenj ju përkasin kompanive të eventeve, ndërsa në foto të tjera shihet ushqim dhe mjetet që janë përdorur për dekorimin e ambientit. Ndërkohë detajet e tjera pritet të mësohen në vijim, nëse do të ketë edhe një reagim nga ana e çiftit të sapomartuar.

Në dhjetor të vitit të kaluar Ariana Grande u fejua me Dalton Gomez. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në ku shihej së bashku me Dalton, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza super prej diamanti që i kishte dhuruar ky i fundit. Unaza kishte përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur.

Ariana u shfaq për herë ta parë publikisht me Dalton në maj të këtij viti, gjatë videoklipit për këngën “Stuck With U”, që realizoi në bashkëpunim me Justin Bieber.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz martohet ariana grande martohet ariana grande

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Maj 2021, 19:14

TIRANË- Shtëpia më e famshme e Shqipërisë se shpejti do te rihapë dyert per banoret e saj. Por kete radhe ka një ndryshim, aspak te vogël… ata janë te gjit...