Art&Argëtim

Sabri Fejzullahu ka urimin më të bukur NUSEN e tij: Atë ditë të madhe që erdhe na e zbukurove shtëpinë! Lulja jonë!

18 Maj 2021, 12:03 Nga DOSJA
Sabri Fejzullahu ka urimin më të bukur NUSEN e tij: Atë ditë

PRISHTINË– Këngëtari Sabri Fejzullahu ka një marrëdhenie shumë të afërt me nusen e djalit të tij, Arianën dhe nuk i kursen as fjalët e ngrohta për të.

Ditën e sotme, Ariana feston 34-vjetorin dhe shumë miq e dashamirës nuk i kursyen urimet për bukuroshen, e cila prej vitesh është kthyer në një personazh të mediave rozë.

Më i veçanti është padyshim ai i babait të Ermalit, këngëtarit Sabri Fejzullahu, që i ka befasuar të gjithë me fjalët e ndjera.

Ai ka postuar po ashtu një foto të nuses dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër emocionuese.

“Atë ditë të madhe që erdhe na e zbukurove shtëpinë ti lule e jona. Edhe 100 të tjera”, ka shkruar Sabriu, duke treguar dashurinë e madhe që ka për nusen e të birit.

Ariana dhe Sabri Fejzullahu janë të njohur në media për marrëdhënien si ‘babë e bijë’ që kanë.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ariana fejzullahu ermal fejzullahu sabri fejzullahu ariana fejzullahu ermal fejzullahu sabri fejzullahu

Sondazh

Poll