Politike

“Ishte për korrigjim të kufijve”, Meta pas deklaratës së Thaçit nxjerr foton me Haradinajn: Diskutuam për sfidat

21 Maj 2019, 06:37 Nga DOSJA
“Ishte për korrigjim të kufijve”, Meta pas deklaratës

Durrës- Presidenti Ilir Meta pasi këndoi me me disa nga artistët më të njohur të skenës shqiptare, Marjana Kondin, Marin Orhanasin dhe Kozma Dushin zhvilloi edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. (lexo këtu)

Në një lokal në Durrës ia takoi Haradinajn ku shprehet  se kanë diskutuar për shumë sfida të përbashkëta. “Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane.” shpreh Meta teksa publikoi edhe foton.

Theksojmë se mbrëmjen e djeshme në “Open” të Eni Vasilit Hashim Thaçi u shpreh se kur ia kishte propozuar Metës idenë e korrigjimit të kufijve fillimisht ky i fundit ka qenë dakord. Menjëherë pas kësaj deklarate të Thaçit, Meta publikoi foton me Haradinajn.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ramush haradinaj takimi meta-haradinaj durrës ilir meta ramush haradinaj takimi meta-haradinaj durrës

Sondazh

Poll