Aktualitet

Vrasja e Endri Mustafës, Policia shpall në kërkim Ibrahim Licin, pse dyshohet “i forti” i Shkodrës

18 Maj 2021, 07:46 Nga DOSJA
Vrasja e Endri Mustafës, Policia shpall në kërkim Ibrahim Licin,

SHKODËR– Ibrahim Lici një prej të dyshuarve për vrasjen e Endri Mustafës. Mësohet se Lici është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, ndërkohë që janë ndaluar dhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Gjate ditës së djeshme janë shoqëruar 8 persona, të cilët dyshohet se kishin dijeni për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që pas disa orësh hetime policia ka ndaluar dy prej tyre.

Po kush është Ibrahim Lici?

Lici, është shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje e ndodhur më 2019. Lici është djali i Mustafa Licit, anëtarit demokrat të Këshillit Bashkiak në Shkodër. Fisi Lici prej vitesh janë në hasmëri me fisin “Bajri” dhe pikërisht këto konflikte dyshohet se kanë sjellë vrasjen e dyfishtë. Në vitin 2017, Lici është arrestuar gjatë një operacioni nga policia në kryeqendrën e veriut, si “truri” i një bande gjobëvënësish. Së bashku me kushëririn e tij, Muhamet Licin, Ibrahimi qëndronte në krye të këtij grupi që ishin kthyer në tmerrin e tragtarëve të Shkodrës dhe i detyronin ata të paguanin shuma nga 1000 deri në 3000 lekë të reja në muaj. Lici u la i lirë disa muaj pasi u arrestua dhe u la në paraburgim, pasi edhe vetë tregtarët, që i kallëzuan, kërkuan lirimin e tyre me pretendimin se banda i mbronte nga keqbërësit e tjerë.

LAJMI KRYESOR: Përplasje mes familjeve kriminale në Shkodër/ Policia arreston një të mitur, vetëm 15 vjeç përfundon në pranga për vrasje! Në kërkim Ibrahim Liçi

(a.b/k.m)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim lici vritet endri mustafa ibrahim lici vritet endri mustafa

Sondazh

Poll