Aktualitet

I shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet 59-vjeçari nga Lushnja, pritet të ekstradohet në Itali

18 Maj 2021, 06:59 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje,

KAVAJË– Nikolla Dura (Duri) është 59-vjeçari nga Lushnja i cili u ndalua ditën e sotme nga policia e Lushnjes. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Firences, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NJOFTIMI:

KavajëFinalizohet operacioni policor “Ndjekja”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana, në koordinim nga Drejtoria e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 59-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit N. D.(D.), 59 vjeç, banues në Lushnjë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nikolla dura nikolla dura

Sondazh

Poll