Aktualitet

Ia vranë shokun para syve, Lim Hoti bëhet i gjallë, e kujton me pëllumba: S’më plas ç’mendojnë të tjerët, j

18 Maj 2021, 06:13 Nga DOSJA

TIRANË– Blerim Hoti, ndryshe i njohur si ‘Lim Hoti’ i cili është lënë në arrest shtëpie pasi vrasjes së Mehmet Qemës, ka ndarë një postim në rrjetet sociale. Ky është postimi i parë i tij pas arrestimit dhe masës së dhënë nga Gjykata.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqen të gjithë shokët së bashku, e një ndër to është dhe Mehmet Qema i cili u vra me armë zjarri nga Marjus Dema i cili ndodhet në krye të tavolinës. Ai ka shoqëruar foton e vjetër me disa emoji të pëllumbave duke shkruar: Nuk na intereson se cfarë thonë të tjerët, ne jemi vëllezër.

Ai ka përmendur të gjithë miqtë të cilët po ashtu kanë marrë dënimin për mos kallëzimin e krimit të kryer nga Dema. Vetë Dema, është lënë në arrest me burg.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lim hoti vritet mehmet qema lim hoti vritet mehmet qema

Sondazh

Poll