Aktualitet

Ndihmoi 4 persona të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme dhe me dokumenta të falsifikuara, arrestohet 34-vjeçarja në

18 Maj 2021, 06:35 Nga DOSJA
Ndihmoi 4 persona të kalonin kufirin në mënyrë të

DURRËS– Një 34-vjeçare në Durrës është vënë në pranga pasi ka ndihmuar 4 persona që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Kështu është vënë në pranga gruaja me inicialet E.B, e cila është banuese në Durrës. Ndalimi i saj është bërë mbrëmjen e djeshme, teksa po ndihmonte personat që të kalonin kufirin nga Porti i Durrësit me dokumenta të paligjshme.

NJOFTIMI:

Goditet një rast tentative për kalim të paligjshëm të kufirit.Vihet në pranga një shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumenta të falsifikuara.Specialisët e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E.B., 34 vjeçe banuese në Durrës. Shtetësia e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me dokumenta të dyshuara të falsifikuara shtetasit V.Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M.Gj., 28 vjeç, banues në Durrës;M.M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34 vjecarja ne durres kalim i paligjshem i kufirit arrestohet 34 vjecarja ne durres kalim i paligjshem i kufirit

Sondazh

Poll