Aktualitet

100 mln euro kokainë në Kosovë! Brenda konteinerit me 400 kg drogë s’mungonin armët, i kishin mbështjellë me letër “

18 Maj 2021, 07:27 Nga DOSJA
100 mln euro kokainë në Kosovë! Brenda konteinerit me 400 kg

LIPJAN– Detaje të reja janë zbuluar nga kapja e konteinerit me 400 kilogram kokainë në komunën e Lipjanit në Kosovë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përveç lëndës narkotike janë gjetur dhe sekuestruar armë, fishekë, makina dhe 6 elefona celularë e po aq kompjutera. Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se brenda kamionit kishte gjetur dy pistoleta, njëri tip “TT” dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62, dhe pranë tyre u gjetën edhe 25925 € para ‘cash’.

Po ashtu, “blutë” e Kosovës kanë bërë me dije se lidhur me kapjen e sasisë së madhe të kokainës, në pranga kanë përfunduar 7 persona, por nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e tyre apo rolin në trafikun e lëndës narkotike. Deri më tani janë identifikuar vetëm 3 prej tyre: Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi. 

“Rr. Lidhje e Prizrenit, Lipjan (NN) 17.05.2021-11:10. Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc. Të gjitha veprimet janë ndërmarre në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale. Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje,“-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa Guardia di Financa ka bërë me dije se ngarkesa me kokainë u konstatua përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro dhe nëse do të përfundonte në treg do të kapte shifrën e 100 milionë euorëve.

Droga u sekuestruara mesditën e djeshme në komunën e Lipjanit, ku edhe kishte mbërritur prej gati 2 javësh.Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, duke shtuar se biznesi nuk kishte mjete. 400 kg kokainë u ndoqën nga DEA dhe u lanë të kalonin me urdhërin e tyre, por askush nuk u paraqit të tërhiqte kokainën.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kapet 400 kg kokaine ne kosove kokaine ne kosove kapet 400 kg kokaine ne kosove kokaine ne kosove

Sondazh

Poll