Aktualitet

‘Bandat e Shkodrës’ vranë Endri Mustafën, shpallet në kërkim Ibrahim Lici! Babai i del në mbrojtje: Familja e viktimë

18 Maj 2021, 07:17 Nga DOSJA
‘Bandat e Shkodrës’ vranë Endri Mustafën, shpallet

SHKODËR- Vetëm 15 vjeç, por dyshohet se ka nxjerrë në pritë për të vrarë Endri Mustafën mbrëmjen e 14 majit! Dy të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim, ky është bilanci i punës për kapjen e të përfshirëve në vrasjen e Endri Mustafës, i cili u gjet pa jetë në Livadhe.

Në prangat e Policisë si bashkëpunëtor i të dyshuarit kryesor ka përfunduar Ergys Malja, vetëm 15 vjeç. I mituri dyshohet se ka bashkëpunuar me të shpallurin në kërkim, të fortin e Shkodrës, Ibrahim Licin për ekzekutimin dhe fshehjen e vrasjes së 32-vjeçarit.  Ndërkohë që Lici është shpallur në kërkim, Policia ka arrestuar dhe një person, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Prangat i janë vendosur dhe Edison Arazit i cili ka pasur dijeni për ekzekutimin e ndodhur në periferi të qytetit. 

Pas zbardhjes së emrave, reagimi i parë ka ardhur nga familja Lici. Edhe pse i ngujuar në kullën e tij, Mustafa Lici ka thirrur mediat për të dhënë një deklaratë për shtyp. I pari i fisit Lici pretendoi se kishte qenë vetë në funeralin e viktimës, duke shtuar se familja e tij u kishte pohuar se e dinin cili ishte autori i vrasjes.

Më tej, ndër të tjera, si ka shtuar se 15-vjeçari i arrestuar është i punësuar te familja Bilali, me të cilët fisi Lici ka hasmëri të vjetra. Po ashtu “e habitur” për përmendjen e emrit të Ibrahim Licit është shprehur edhe bashkëshortja e të ndjerit, e cila rrëfeu bisedën e fundit me të. Sipas saj, ishte 15-vjeçari që e kishte nxjerrë në pritë, ndërsa shtoi se kishin marrëdhënie të mira me Lici-t, me të cilët janë fqinjë.

Vetw i mituri, Ergys Malja, ka rrëfyer se ka hipur në makinë me Mustafën dhe Edison Arazin.  Më pas, adoleshenti ka treguar se ka zbritur nga makina, kurse Mustafa dhe Arazi janë nisur drejt zonës së Livadheve. Ai shton se ka dëgjuar krisma dhe se kur është kthyer Arazi e ka pyetur për Endri Mustafën, por ai i ka thënë vetëm: Kaq ishte puna ime!

Ndërkohë që Lici kërkohet nga Policia për vrasjen e Mustafës, prej 3 vitesh ai kërkohet për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. 28-vjeçari është djali i Mustafa Licit, anëtarit demokrat të Këshillit Bashkiak në Shkodër. Fisi i tyre prej vitesh janë në hasmëri me ata “Bajri” dhe pikërisht këto konflikte dyshohet se kanë sjellë vrasjen e dyfishtë.

Në vitin 2017, Lici është arrestuar gjatë një operacioni nga policia në kryeqendrën e veriut, si “truri” i një bande gjobëvënësish. Së bashku me kushëririn e tij, Muhamet Licin, Ibrahimi qëndronte në krye të këtij grupi që ishin kthyer në tmerrin e tragtarëve të Shkodrës dhe i detyronin ata të paguanin shuma nga 1000 deri në 3000 lekë të reja në muaj. Lici u la i lirë disa muaj pasi u arrestua dhe u la në paraburgim, pasi edhe vetë tregtarët, që i kallëzuan, kërkuan lirimin e tyre me pretendimin se banda i mbronte nga keqbërësit e tjerë.

Por emri i tij u përmend sërish në vitin 2019 dhe sot! Për motive që ende nuk janë zbardhur dyshohet se i ka marrë jetën 32-vjeçarit Mustafa. Trupi i pajetë i Mustafës është gjetur paraditen e djeshme në zonën e Livadheve në Shkodër, tri ditë pasi familja kishte dhënë alarmin për zhdukjen e tij. I riu, i cili kishte marrë plumba në gojë, gjoks dhe kokë, njihet nga Policia e Shkodrës për përfshirjen në një sërë ngjarjesh kriminale që prej vitit 2009 kur ishte dënuar për plagosje.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edison arazi endri mustafa ergys malja ibrahim lici policia e shtetit vritet endri mustafa edison arazi endri mustafa ergys malja ibrahim lici policia e shtetit vritet endri mustafa

Sondazh

Poll