Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët 'anti-Basha': Ejani, të bëjmë më të mirën (Me përjashtim të Bashës dhe Alibeajt)
Berisha: Janë lejuar të votojnë fëmijë në moshën 10-vjeçare 9 Qershor, 13:04 I gats...
Berisha: Janë lejuar të votojnë fëmijë në moshën 10-vjeçare 9 Qershor, 13:04 I gats...
"Politika e jashtme të ketë dhe njerëz që s’e duan Ramën," Alizoti kandidates për ambasadore në Izrael:...
Sa draft-statute janë hartuar për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë? 9 Qershor, 08:45 Draft Statuti...
Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin kyç jugor 9 Qershor, 08:34 VIDEO/ Dëshmia tronditëse e n&eum...
SHKODËR- Vetëm 15 vjeç, por dyshohet se ka nxjerrë në pritë për të vrarë Endri Mustafën mbrëmjen e 14 majit! Dy të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim, ky është bilanci i punës për kapjen e të përfshirëve në vrasjen e Endri Mustafës, i cili u gjet pa jetë në Livadhe.
Në prangat e Policisë si bashkëpunëtor i të dyshuarit kryesor ka përfunduar Ergys Malja, vetëm 15 vjeç. I mituri dyshohet se ka bashkëpunuar me të shpallurin në kërkim, të fortin e Shkodrës, Ibrahim Licin për ekzekutimin dhe fshehjen e vrasjes së 32-vjeçarit. Ndërkohë që Lici është shpallur në kërkim, Policia ka arrestuar dhe një person, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Prangat i janë vendosur dhe Edison Arazit i cili ka pasur dijeni për ekzekutimin e ndodhur në periferi të qytetit.
Pas zbardhjes së emrave, reagimi i parë ka ardhur nga familja Lici. Edhe pse i ngujuar në kullën e tij, Mustafa Lici ka thirrur mediat për të dhënë një deklaratë për shtyp. I pari i fisit Lici pretendoi se kishte qenë vetë në funeralin e viktimës, duke shtuar se familja e tij u kishte pohuar se e dinin cili ishte autori i vrasjes.
Më tej, ndër të tjera, si ka shtuar se 15-vjeçari i arrestuar është i punësuar te familja Bilali, me të cilët fisi Lici ka hasmëri të vjetra. Po ashtu “e habitur” për përmendjen e emrit të Ibrahim Licit është shprehur edhe bashkëshortja e të ndjerit, e cila rrëfeu bisedën e fundit me të. Sipas saj, ishte 15-vjeçari që e kishte nxjerrë në pritë, ndërsa shtoi se kishin marrëdhënie të mira me Lici-t, me të cilët janë fqinjë.
Vetw i mituri, Ergys Malja, ka rrëfyer se ka hipur në makinë me Mustafën dhe Edison Arazin. Më pas, adoleshenti ka treguar se ka zbritur nga makina, kurse Mustafa dhe Arazi janë nisur drejt zonës së Livadheve. Ai shton se ka dëgjuar krisma dhe se kur është kthyer Arazi e ka pyetur për Endri Mustafën, por ai i ka thënë vetëm: Kaq ishte puna ime!
Ndërkohë që Lici kërkohet nga Policia për vrasjen e Mustafës, prej 3 vitesh ai kërkohet për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. 28-vjeçari është djali i Mustafa Licit, anëtarit demokrat të Këshillit Bashkiak në Shkodër. Fisi i tyre prej vitesh janë në hasmëri me ata “Bajri” dhe pikërisht këto konflikte dyshohet se kanë sjellë vrasjen e dyfishtë.
Në vitin 2017, Lici është arrestuar gjatë një operacioni nga policia në kryeqendrën e veriut, si “truri” i një bande gjobëvënësish. Së bashku me kushëririn e tij, Muhamet Licin, Ibrahimi qëndronte në krye të këtij grupi që ishin kthyer në tmerrin e tragtarëve të Shkodrës dhe i detyronin ata të paguanin shuma nga 1000 deri në 3000 lekë të reja në muaj. Lici u la i lirë disa muaj pasi u arrestua dhe u la në paraburgim, pasi edhe vetë tregtarët, që i kallëzuan, kërkuan lirimin e tyre me pretendimin se banda i mbronte nga keqbërësit e tjerë.
Por emri i tij u përmend sërish në vitin 2019 dhe sot! Për motive që ende nuk janë zbardhur dyshohet se i ka marrë jetën 32-vjeçarit Mustafa. Trupi i pajetë i Mustafës është gjetur paraditen e djeshme në zonën e Livadheve në Shkodër, tri ditë pasi familja kishte dhënë alarmin për zhdukjen e tij. I riu, i cili kishte marrë plumba në gojë, gjoks dhe kokë, njihet nga Policia e Shkodrës për përfshirjen në një sërë ngjarjesh kriminale që prej vitit 2009 kur ishte dënuar për plagosje.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë thirrjen që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj ...
KAVAJË– Nikolla Dura (Duri) është 59-vjeçari nga Lushnja i cili u ndalua ditën e sotme nga policia e Lushnjes. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkom...
DURRËS– Një 34-vjeçare në Durrës është vënë në pranga pasi ka ndihmuar 4 persona që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Kështu është vënë në...
LEZHË-Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre persona të cilët kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.Kështu në pranga ka rënë, një ish-inspek...
TIRANË– Blerim Hoti, ndryshe i njohur si ‘Lim Hoti’ i cili është lënë në arrest shtëpie pasi vrasjes së Mehmet Qemës, ka ndarë një postim në rrjetet social...
Gjatë vitit 2019, mbi 10 për qind e vdekjeve në vendin tonë erdhën për shkak të ndotjes së ajrit, raportoi së fundmi Banka Botërore. Shqipëria kishte 79 vdekje ...
Për komunitetet rome dhe egjiptiane nuk pati takime elektorale dhe as ndonjë premtim specifik apo debat mbi problematikat e tyre nga ana e partive politike garu...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.Sipas Meteoalb, sot temperaturat d...
Instituti i Statistikave zbuloi se pyetësorët për Censin e Popullsisë që do të zhvillohet vitin tjetër do të jenë elektronikë dhe të dhënat do të ngarkohen auto...
Tre projekte që janë në funksion të Arsimit mund të kushtojnë të paktën 70 milionë euro.Bëhet fjalë për Kampusin e ri të Universitetit të Tiranës, Akademinë e A...