Politike

Thaçi akuza të forta Berishës: Nuk e ka dashur asnjëherë pavarësinë e Kosovës

20 Maj 2019, 20:23 Nga DOSJA
Thaçi akuza të forta Berishës: Nuk e ka dashur

TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar në studion e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili, ka vijuar me akuzat ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.

Ai e konsideroi atë si një gërmadhë dhe fosil politik, ndërsa shtoi: “Unë nuk dëshiroj që të përfshihëm në debate të politikës elektorale duke marrë parasysh në ccështjen e Kosovës. Ajo që dua të them që roli I shqipërisë për koosvën ka qënë jetik. Sa I përket Sali Ram Berishës, ndjej shumë keqardhje kur e shoh në këtë gjendje dhe në këtë fund politik. Nuk do t’ja dëshiroja një përfundim të tillë”.

Thaçi hodhi një akuzë të fortë ndaj Berishës, ku tha se ai nuk e ka dashur asnjëherë pavarësinë e Kosovës.

“Sali Ram Berisha që kur e kam njohur ka qenë për një autonomi kulturore të Kosovës nën Serbinë. Ai nuk e ka dashur pavarësinë e Kosovës. Ai ka qenë një argat i Millosheviçit. Ai e ka quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si organizatë terroriste”, tha Presidenti i Kosovës.

Po ashtu ai u shpreh se Berishën e ka ndihmuar edhe në fushatë elektorale, për çka tha se nuk pendohet. Sipas tij kishte ardhur për të inauguruar tunelin e Kalimashit, por përfundoi në një miting elektoral, gjë që sipas tij kishte mërzitur jo pak politikanët e tjerë kundërshtarë të PD-së. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berisha nuk e donte pavarësinë hashim thaci sali berisha thaçi akuza berishës berisha nuk e donte pavarësinë hashim thaci sali berisha thaçi akuza berishës

Sondazh

Poll