Politike

Braçe: Zemra dhe shpirti na shtyjnë të flasim për Kosovën, por nuk vendosim dot për të

20 Maj 2019, 19:14 Nga DOSJA
Braçe: Zemra dhe shpirti na shtyjnë të flasim për

Erion Braçe është shprehur se politikanët shqiptarë flasin për Kosovën sepse e kanë detyrim moral. Braçe thotë më tej se i detyron zemra dhe shpirti, por se nuk mund të vendosin në lidhje me situatën në të cilën ndodhet shteti i Kosovës.

 “Ne nuk vendosim për Kosovën, nuk ndërhyjmë. Vendimmarrja është e Kosovës. E kemi detyrim maksimal të flasim për Kosovën. Na detyron Kushtetua, zemra dhe shpirti.

Të drejtën për të vendosur nuk ia kemi dhënë ne. Këtë të drejtë e kanë fituar me gjakun e tyre mijëra veta që luftuan.

E drejta e Kosovës për të vendosur është e drejtë e saj,”- është shprehur Braçe në një prononcim për  Info Magazine të Klan Kosovës.

Më tej zv/kryeministri theksoi se si Shqipëria dhe Kosova duhet të shfrytëzojnë maksimalisht kapitalin të cilin e kanë fituar lidhur me marrëveshjet e arritura deri tani dhe zbatueshmërinë e tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace kosovë-shqipëri erion brace kosovë-shqipëri

Sondazh

Poll