Sport

VIDEO / Partizani fiton në Durrës, gara për titullin mbetet e hapur

17 Maj 2021, 16:55 Nga DOSJA

DURRES – Partizani arrin të fitojë në Durrës përballë Teutës minimalisht 1-0 për të qëndruar në krye dhe në garë, si pretendent kryesor tashmë për titullin kampion së bashku me ekipin durrsak.
Në momentet më të mira për skuadrën vendase është Çinari që shënon për të kuqtë, i ndihmuar edhe nga gafa e portierit Frashëri.

Në pjesën e dytë janë sërish djemtë e Edi Martinit që mbyllin Partizanin në gjysmëfushën e tij, por pa mundur të ndryshojnë rezultatin. Edhe rastet e Partizanit nuk ishin efektive në ato kundërsulme që arriti të bëjë në 45 minutat e dyta.

Ndërkohë Tirana humbet shansin e saj për të kaluar në Europë, duke humbur duelin e drejtëpërdrejtë me Laçin në “Air Albania”. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro gjen golin e avantazhit në pjesën e dytë me një supergol të Mentor Mazrekajt nga godija e këndit.

Tentativat në minutat e mbetura të Tiranës nuk mundën të ndryshojnë asgjë, duke i humbur shansin më të mirë skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi për të arritur objektivin që ishte zona europiane.


B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll