Sport

Ish-futbollisti i Avellinos, Filippo Viscido, gjendet i vdekur, ai ishte 31 vjeç

17 Maj 2021, 09:45 Nga DOSJA
Ish-futbollisti i Avellinos, Filippo Viscido, gjendet i vdekur, ai ishte 31

ITALI – Ish-mesfushori i Avellino, Filippo Viscido, është gjendur pa jetë dje në Battipaglia, ku ai banonte me familjen e tij. Ai ishte 31 vjeç dhe ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë. Arsyet janë ende të paqarta, nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje, apo vdekje natyrale.

Së fundmi, Filippo Viscido kishte luajtur me Salernum Baronissi, aktivitet i ndërprerë për shkak të masave anti-covid. Ai po priste një telefonatë për të zbritur në fushën e futbollit.

Në karrierën e tij, e cila filloi në vitin 2008 në Pomigliano, ai kishte veshur fanellat e Cavese, Avellino (në Serinë D), Battipagliese, Campobasso, Savoia, Potenza, Sorrento, Licata dhe Chieti. Deri në përvojën e fundit në Salernum Baronissi, ku aktualisht u la i lirë pas ndalimit të kategorive të vogla për shkak të pandemisë së koronavirusit.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport battipaglia filippo viscido ish-mesfushori i avellino salernum baronissi battipaglia filippo viscido ish-mesfushori i avellino salernum baronissi

Sondazh

Poll