Sport

Është djali i presidentit, luan të gjitha ndeshjet e si shok skuadre ka një shqiptar, njihuni me futbollsitin 126 kg

17 Maj 2021, 12:41 Nga DOSJA

KINË-Një histori absurde vjen nga Kina ku një nga biznesmenët bleu një klub futbolli për të përmbushur dëshirën e djalit të tij për të qenë futbollist profesionist.Një biznesmen kinez u bë pronar i skuadrës Zibo Cuju, ndërsa djali i pronarit He Shihua luan në sulm.Sigurisht nuk do të ishte hera e parë në historinë e futbollit që një baba është president dhe djali një futbollist, por fiziku i djalit të biznesmenit ka tërhequr vëmendjen.

Shihua peshon 125 kilogramë, trajneri është i detyruar ta fusë në çdo ndeshje në sulm, dhe ky “lojtar ofensiv” kryen të gjitha goditjet nga këndi dhe penalltitë.SKuadra kineze është gozhduar në fund të Grupit A me një barazim dhe katër humbje.Klubi Zibo Cuju u themelua në qershor 1982. Ndeshjet i luan në Zibo Sports Center Stadium, i cili ka një kapacitet prej 45,000 vendesh.

Sipas Transfermarkt, kjo skuadër vlen 1.87 milion euro. Ekipi përbëhet kryesisht nga lojtarë vendas kinezë, dhe është interesante që një shqiptar vesh fanellën e këtij klubi. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Kukësit e Flamurtarit Albi Alla, ndërsa futbollisti tjetër është Joao Silva nga Portugalia.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport he shihua kine zibo cuju he shihua kine zibo cuju

Sondazh

Poll