Sport

Krahasoi zv.presidentin me një gjyqtar nazist, jep dorëheqjen kreu i Federatës Gjermane të Futbollit

17 Maj 2021, 11:38 Nga DOSJA
Krahasoi zv.presidentin me një gjyqtar nazist, jep dorëheqjen kreu i

GJERMANI-Kreu i Federatës gjermane të Futbollit,Fritz Keller ka dhënë dorëheqjen paraditen e sotme, teksa lajmi është dhënë nga vetë institucioni, por edhe nga vetë Keller.”Unë marr përgjegjësinë personale për gafën time në takimin e Komitetit Ekzekutiv “, tha Keller.

Ai iu referua skandalit ku krahasoi një nga zv.presidentin, me një gjyqtar të regjimit famëkeq nazist.Keller më pas i kërkoi falje Koch për atë që ai e përshkroi si një “gabim të rëndë”, por kjo nuk iu pranua nga ky i fundit.Atëherë Keller refuzoi të japë dorëheqjen, por shumë shpejt shoqatat rajonale të futbollit tërhoqën mbështetjen e tyre ndaj tij, duke dalë edhe me një komunikatë të përbashkët, ku e cilësonin të papajtueshme deklaratën e kreut të atëhershëm.

Keller nuk është figura e vetme që do të largohet nga DFB. Sekretari i Përgjithshëm Friedrich Curtius, me të cilin Keller thuhet se ka qenë prej kohësh në mosmarrëveshje, gjithashtu do të largohet nga posti i tij.Koch dhe nënkryetari tjetër Peter Peter do të qëndrojnë për të vepruar si presidentë të përkohshëm deri në fillim të vitit 2022, kur DFB do të mbajë mbledhjen e saj të përgjithshme. Koch, megjithatë, ka thënë se ai nuk do të kandidojë për rizgjedhje.

Trazirat e fundit në Federatë vijnë pak më shumë se dy vjet paraardhësi i Keller, Reinhard Grindel, u tërhoq pasi doli që ai kishte pranuar si dhuratë një orë dore nga një oligark ukrainas.Para kësaj, Grindel kishte refuzuar të jepte dorëheqjen për shkak të trajtimit të DFB-së të fotografisë së Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan me presidentin turk Rexhep Tajip Erodgan dhe debatin mbi kombësinë që nxiti përpara fushatës së Gjermanisë për Kupën e Botës 2018.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport federata gjermane e futbollit fritz keller federata gjermane e futbollit fritz keller

Sondazh

Poll